Hertha kthehet në vatër infektimesh, ekipi izolohet për 14 ditë

Hertha kthehet në vatër infektimesh, ekipi izolohet për 14

Në kampionatin gjerman ka patur shumë pak raste me koronavirus dhe duhet pranuar që lojtarët e infektuar mund të jenë me gishtat e dorës. Por rritja e numrave të infektimeve në shumë qytete të Gjermanisë duket se po prek edhe futbollistët e Bundesligas ku te Hertha e Berlinit po shfaqen një e nga një rastet.

Ishte fillimisht trajneri Dardai dhe ndihmësi i tij që rezultuan pozitivë në teste ndërsa një ditë më vonë edhe sulmuesi Dodi Lukebakio. Në testet e radhës ka rezultuar pozitiv edhe mbrojtësi Marvin Plattenhardt çka ka alarmuar edhe federatën e futbollit krahas autoriteteve shëndetësore. Menjëherë është vendosur që skuadra të izolohet 14 ditë në një hotel të Berlinit pranë zonës Kurfürstendamm derisa gjendja e tyre të qetësohet dhe testet të rezultojnë negative për 3 ditë me radhë gjatë izolimit.

Një situatë e tillë shtyn domosdoshmërit 3 ndeshjet e radhës së Hertha Berlin e cila është në një zonë të rrezikshme të rënies nga Bundesliga teksa tani infektimet janë një tjetër goditje për ekipin kryeqytetas. Per sfidat ndaj Mainz, Freiburg dhe Schalkes do të vendoset një datë tjetër për t'u zhvilluar por situata nuk duket e mirë edhe në kategoritë e tjera të futbollit ku shumë lojtarë po infektohen me covid-19.

Sport Lajme Futboll bundesliga Hertha Berlin vater infeksioni covid-19 ne gjermani

EMISIONET