Një 35 vjeçar ka rënë në prangat e policisë në flagrancë, pasi shpërndante heroinë me doza të vogla në Pogradec.

Mësohet se Fatjon Kamberllari, banues në Pogradec shpërndante drogën nëpër qytet, ndërkohë që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij u gjetën 47 doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë gati për shitje dhe një sasi lekësh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.