“Çështja e liberalizimit te vizave per Kosoven do te diskutohet me 26 dhe 27 nentor”.

Me kete titull mediat serbe kane vene alarmin pas takimit virtual te kryeministrit te Kosoves Hoti dhe presidentit francez Emnannuel Macron. 

Gazeta serbe ‘Danas’ ka publikuar lajmin mengjesin e se shtunes dhe menjehere ai eshte bere viral ne mediat e tjera serbe. 

Nje takim virtual i delegacioneve teknike te Ministrive te Puneve te Brendshme te Kosoves dhe Frances, per bashkepunimin ne fushen e sigurise dhe çeshtjet qe lidhen me liberalizimin e vizave, do te mbahet me 26 dhe 27 nentor, shkruan danas.

Pas takimit teknik, nje takim politik ne nivelin e ministrive te puneve te brendshme te te dy vendeve pritet shume shpejt.

Kryeministri i Kosoves, Avdullah Hoti, zhvilloi nje takim online me Presidentin e Frances, Emmannuel Macron ku kbiseduan per situaten e krijuar pas ngritjes se aktakuzave te para nga Dhomat e Specializuara te Kosoves si dhe procesin e liberalizimit te vizave per Kosoven.

Ne njoftimin e zyres se kryeministrit Hoti, thuhej se Macron ka vleresuar reagimin institucional dhe te qytetareve te Kosoves pas arrestimit te ish-krereve te UÇK-se nga Dhomat e Specializuara te Kosoves

Nderkohe sa i takon procesit te liberalizimit te vizave per Kosoven, ne njoftim thuhej se:

“Kryeministri Hoti dhe Presidenti Macron, u dakorduan qe diteve ne vijim, si pjese e mekanizmave per verifikim, te zhvillohen takime ne nivel te eksperteve qe do te pasoheshin me takimin ne nivel politik midis ministrave te brendshem te te dyja vendeve”.

Hoti dhe Macron biseduan edhe per procesin e dialogut Kosove-Serbi, per arritjen e marreveshjes perfundimtare, me njohe reciproke, ne kufijte aktuale.

Ata u pajtuan qe te organizohet edhe nje takim i nivelit te larte rreth ecurise se procesit te dialogut.

Zyra e kryeministrit Hoti njofton se presidenti Macron, i eshte pergjigjur pozitivisht fteses se kryeministrit per vizituar Kosoven.