Heqja e taksës për karburantet, Basha jep premtimin: Brenda 100 ditëve të para do t’i jepet fund naftës pa cilësi

Heqja e taksës për karburantet, Basha  jep premtimin: Brenda 100

Kryedemokrati Lulzim Basha ka marrë përsipër heqjen e taksës së karburantit të vendosur më herët nga qeveria aktuale.

Në një prononcim për mediat pas takimeve me bizneset në qytetin e Lushnjes, Basha ka theksuar se “heqja e taksës “Rama” mbi karburantin 240 lekë për litër do të jetë ndihmë e jashtëzakonshme. Karburanti ynë është më i shtrenjti në rajon, duke bërë çdo mall dhe shërbim më të shtrenjtë dhe jo konkurues.

Basha ka premtuar se kjo lëvizje do të bëhet brenda 100 ditëve të para të qeverisë, teksa shton se “nuk do të ulë të ardhurat, përkundrazi. Në vitin e parë do të kemi 50 milionë euro më shumë në buxhet, sepse do t’i japim fund kontrabandës së karburanteve.

Pë bashën 7 vitet e regjimit të Edi Ramës nuk kanë shënuar asnjë investim substancial në infrastrukturën mbështetëse për bujqësinë.

Taksat e larta dhe kostot e papërballueshme të karburantit me cilësi të ulët e kanë bërë të pamundur biznesin për shumicën e fermerëve të kësaj zone.

Vendi Lajme lulzim basha lushnje Aktualitet taksa e karburantit

EMISIONET