Albana Osmani prej shumë vitesh tashmë na ka shoqëruar në ekranet e televizionit.

Ajo jo më kot është kthyer në një ndër moderatoret më të dashura për publikun pasi me çiltërsinë dhe zgjuarësinë që e karakterizon ka arritur të vjedhë zemrat e audiencës.

Mirëpo, prej kohësh moderatoren bukuroshe nuk e kemi parë në asnjë format të ri televiziv dhe për të gjithë këtë shkëputje Albana e ka një arsye mjaft të fortë.

E ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Ditë e Re” në Rtv Ora Albana ka treguar mbi projektin e saj më të fundit i cili kësaj here e ka prezantuar para publikut si shkrimtare, por kjo nuk do të thotë se nuk do e shohim më në televizion.

Ashtu si dhe vet Albana e thotë televizioni mbetet dashuria e saj thjesht tani do të jetë më selektive dhe do të bëjë zgjedhje më të zgjuara.

“Lashë mënjanë edhe sezonin e ri televiziv, nuk i’u qasa ekraneve. Televizioni është një ndër gjërat që di të bëj më mirë dhe e dashuroj, ndihem në kornizën time. Aty do të jem thjesht do të zgjedh zgjuar se televizioni vet ne vetvete kohët e fundit  nuk është më ai që ka qenë dhe do të menoj se çfarë do të bëj dhe do të zgjedh aty ku unë do të ndjehem më mirë. Unë kam bërë çfarë kam dashur dhe kam prekur të gjitha formatet”– thotë ajo.

Le të kthehemi përsëri te libri dhe ti kushtojmë pak vëmendje Çikës së Albanës.

“Çika” është titulli i librit i cili vjen si një aventurë epike e ilustruar prej saj në një formë shumë vizionare.

Ky libër përveçse në gjuhën shqipe do të jetë dhe në anglisht, gjithashtu dhe në version të digjitalizuar.