Pas publikimit të rezultateve toksikologjike nga qeveria gjermane lidhur me helmimin e liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny ka reaguar dhe Presidentja e KiE, Ursula Von der Leyen.

Përmes një postimi në Tëitter ajo dënon aktin si një akt burracakësh.

Gjithashtu ajo shkruan se përgjegjësit e këtij sulmi në Rusi duhet të ndëshkohen.

“Unë u informova nga Kancelarja Merkel se lideri rus i opozitës Navalny u sulmua me një agjent nervor, në vendin e tij. Ky është një akt i neveritshëm dhe frikacak. Autorët e krimit duhet të sillen para drejtësisë” – shkruan Leyen.

Zëdhënësi i kancelares gjermane Angela Merkel, Steffen Seibert deklaroi lideri i opozitës ishte helmuar me një agjent nervor të quajtur Novichock i cili përdorej gjerësisht nga sovietikët.

Ai tha se qeveria do të njëftojë partnerët e saj në Bashkimin Europian dhe NATO për rezutlatet e testit.