Në një intervistë për Ora News, aktivisti Altin Hazizaj tha se në takimin me presidentin Meta janë prezantuar 6 masa në lidhje dhunën seksuale ndaj fëmijëve.

Ai u shpreh se duhen mekanizma dialogu mes shoqërisë civile dhe autoriteteve shtetërore.

Hazizaj: Lëvizja sot ka prezantuar sot një plan me 6 masa që përfshijnë përmirësimin  politikave, përmirësimin e kuadrit ligjor, fuqizimin e shërbimeve të mbrojtjes së fëmijëve, përmirësimi dhe fuqizimi i mekanizmave të mbrojtjes së fëmijëve dhe fushatat ndërgjegjësuese. Duhet një organizim i dialogut mes shoqërisë civile dhe viktima se në fund të fundit, të gjithë flasim në emër të viktimave, por ato nuk i shikojmë dhe dëgjojmë dhe autoriteteve shtetërore.

Sot u pritëm nga presidenti Meta dhe ishte kënaqësi që kishim disa institucione të pranishëm aty. Njerëz që janë të gatshëm që pjesë të ditës së tyre ta shpenzojnë në shërbim të kauzës së dhunës ndaj fëmijëve.

Për Hazizaj, fenomeni i dhunës seksuale është një fenomen shoqëror dhe duhet luftuar.

Hazizaj: Çështja e dhunës seksuale është një fenomen shoqëror. Një fenomeni të tillë kërkuam që ta luftojmë me një lëvizje nga shoqëria civile, ku pjesë e saj mund të jetë kushdo. Në aspektin shoqëror ne kemi kuptuar se çështja e dhunës seksuale ndaj fëmijëve është një çështje pushteti, pasi është pushteti i djemve që ushtrohet ndaj vajzave. Pra, është një çështje pabarazie dhe një çështje mentaliteti që vajzat janë të pabarabarta. Ne i përgatisim djemtë që të jenë përdhunues dhe vajzat që të jenë viktima e dhunës seksuale.

Hazizaj shtoi se dhuna seksuale gjenerohet edhe në virtualitet, prandaj ai propozoi që të ketë kufizime ligjore kundrejt qasjes së pornografisë nga fëmijët.

Hazizaj: Një pjesë e mirë e dhunës seksuale gjeneron në jetën virtuale. Video e vajza të përdhunuara ndahen nëpërmjet burrave dhe meshkujve sikur të jenë videot më normale të pornografisë. Këto materiale duhet të denoncohen. Prandaj ne duam të vendosim kufizime ligjore për sa i përket pornografisë për sa i përket aksesimit. Kjo do të thotë që pornografia që një gjendet edhe nga fëmijë të vegjël që përdorin internetin. Kjo nuk duhet lejuar, prandaj duhet ndryshuar ligji që të mbrohen fëmijët nga dhuna seksuale. Shqipëria është ndër vendet e vetme që nuk ka një strategji se si do ta luftojë dhunën seksuale ndaj fëmijëve dhe kjo është e patolerueshme.