Has, ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, prangoset 34-vjeçari

Has, ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes,

Një 34-vjeçar nga Hasi është arrestuar ditën e sotme.

Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

"Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, arrestohet nga Policia. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës arrestuan shtetasin M. L. 34 vjeç, banues në fshatin Nikoliq, Has. Arrestimi i tij u bë pasi bashkëshortja, shtetasja M. L., 30 vjeçe, ka bërë kallëzim se ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj." - njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Vendi Lajme dhune prangoset bashkeshorte Aktualitet has

EMISIONET