Në një intervistë për Tempora nga Sonila Meço në RTV ORA, ish-zv. Ministrja e Jashtme Edit Harxhi u shpreh se vizita e Ramës në Turqi më shumë është për ta ndihmuar në zgjedhje.

Harxhi: Vizita e Ramës është transmetuar në Turqi, por jo aq shumë, pasi është kohë Covid. Turqia dhe vendet e BE-së nuk bëjnë vizita të tilla. Duket se ishte një vizitë pompoze në një moment të caktuar për të ndihmuar njërën palë për zgjedhje.  

Marrëveshja e nënshkruar për bashkëpunimin strategjik ka vite që diskutohet dhe mund të ishte bërë në një moment tjetër. Në Turqi ka pasur edhe 2-3 opinione se çne kjo vizitë në këto momente.