Harry Kane, prioritet absolut për Pochettinon

Harry Kane, prioritet absolut për Pochettinon

Kjo verë premton surpriza të mëdha dhe goditje surprizë nga klubet më me emër të Europës. Paris Saint Germain ka ndërmend të kënaq dëshirat e trajnerit të tyre të ri, të cilit ende nuk i kanë blerë një lojtar që ai dëshiron për shumë arsye por në verën që po afron situata do të jetë ndryshe.

Te Parizienët do të ketë lëvizje të mëdha pothuajse në çdo repart dhe sulmi pritet të përforcohet më shumë pavarësisht se Icardi e Kean mund të largohen. Dëshira e madhe e trajnerit argjentinas është Harry Kane, bomberi me të cilin ka punuar gjatë te Tottenham dhepër sulmuesin ka ardhur momenti I ndryshimit të madh.

27-vjeçari ende nuk ka fituar një trofe me Spursat dhe mund ta ketë këtë mundësi në Kupën e Ligës në finalen ndaj Man. City por kjo nuk mjafton pasi duhen trofe prestigjozë dhe këtë mundësi mund t’ia japë PSG me Pochettinon. Këta të fundit nuk janë të vetmit që dëshirojnë bomberin anglez pasi Man. United me rivalët e Citizens janë gati të shpenzojnë deri në 140 mln euro për ta afruar.

Tottenham ka nevojë për para dhe ndoshta shitja e Kane do të shërbente për të forcuar skuadrën me emra të tjerë teksa vetë Kane nuk ka vënë kurrë asgjë në dyshim për të ardhmen. Në fjalët e tij të fundit për zërat e merkatos ai u shpreh se spekulimet dëmtojnë rendimentin në fushë dhe se e vetmja gjë që ai mendon është fokusi te e tashmja me Tottenham dhe Europiani me Anglinë.

EMISIONET