Në pamje të parë mund të duket si një ndërtesë e zakonshme, e cila ka degraduar dhe po shkon drejt rrënimit.
Por, këto mure janë ndërtuar më shumë se 250 vjet më parë, teksa ndërtesa klasifikohet si Monument i Kulturës i Kategorisë së Parë. Është shtëpia e familjes së Resajve në lagjen Dunavat të Gjirokastrës.


E lënë në mëshirë të fatit, një banor që jeton afër kësaj shtëpie tregon se askush nuk ka ndërhyrë seriozisht aty.

Lexo edhe: Korçë/ ABC-ja e Mësonjtores rivihet në vendin e saj


“Këtu duhet të kishte bërë shumë shteti, por dorë s;kanë vënë. Për mua, ndoshta flas dhe gabim, e kanë si e si të vjedhin, të mbushin xhepin, nuk kanë hall të bëjnë,” thotë ai.


Rrënimi i mundshëm i godinës, përveç humbjes së jashtëzakonshme që përbën në termat e trashëgimisë, mund të jetë një rrezik serioz edhe për jetën e qytetarëve.


“Këtu jemi shumë të rrezikuar, se kanë rënë dërrasa herë pas here,” vazhdon ai.
Ky objekt, është dëshmi e dështimit të Ministrisë së Kulturës dhe agjencive vartëse për ruajtjen e vlerave dhe trashëgimisë kulturore.