"Harrohen" Poradeci e Kuteli, lagjia e korifejve të letërsisë, jashtë vëmendjes së bashkisë

"Harrohen" Poradeci e Kuteli, lagjia e korifejve të

Në këto rrugica të Lagjes Topleci në Pogradec jetuan e ngjizën krijimtari korifejtë e letërsisë shqipe Lasgush Poradeci e Mitrush Kuteli.

Konsiderohet lagje muze në qytetin liqenor, por nuk trajtohet si e tillë nga pushteti vendor.

Është një lagje që për më tepër se 8 vite nuk është vënë dorë në asnjë prej banesave. Po ashtu edhe ndërhyrjet e një pas njëshme në kalldrëmet e kësaj rruge nuk janë cilësore.

Brenda lagjes nuk ka asnjë tabelë që të orientojë drejt vendit kur dikur ngrihej shtëpia e Kutelit apo drejt asaj të Lasgushit që disa vite më parë u trumbetua se do të kthehej në muze.

"Nuk është investuar," thotë një banore.

"Duhet t'i bëjë bashkia këto, ose këto fondacionet çfarë janë," thotë një banor.

"Ata të gjithë janë nga fshati 'nëm' jo nga fshati 'na', thotë një banor tjetër.

Banorët shprehen se lagjja edhe pse me një vlerë mjaft të madhe historike dhe kulturore, vuan mungesën e vëmendjes.

"Ç'janë të vjetra të riparohen, të rregullohen dhe të jetë lagje muze që kur të vijë një turist ta shikojë thotë vërtet qenka Shqipëria po...," thotë banorja.

Vetë ndihen të pafuqishëm për të investuar në ndërtesat karakteristike të cilat do i admironin edhe turistët që do vizitonin Pogradecin.

"Kush ka pasur lekë ka investuar, unë s'kam lekë të investoj," thotë banori.

Investimet kanë qenë të pakta në këtë lagje, ku disa vite më parë u rehabilitua edhe rruga me kalldrëme, kanalizimi i ujërave të zeza, por që rezultuan pa cilësi

"Kanë rënë, janë bërë copë. Pengohet në gurë tjetri, i bje koka në gur," thotë banorja e lagjes.

"Zakonisht vijnë, por për këtë fushatë nuk kanë ardhur fare," thotë banori.

Në bashkinë e Pogradecit thonë se kanë një projekt për rikonstruksionin e 13 ndërtesave në Lagjen Muzeale por presin fondet nga Ministria e Kulturës.

EMISIONET