Haradinaj kundër marrëveshjes për Ujmanin, paralajmëron tërheqjen nga koalicioni

Haradinaj kundër marrëveshjes për Ujmanin, paralajmëron

Presidenti Trump do të takohet  sot me Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Sipas një njoftimi të Shtëpisë së Bardhë,  ai merr pjesë në një ceremoni nënshkrimi me ta, si edhe në një takim trepalësh.

Njoftimi nuk e përcakton se çfarë do të nënshkruhet dhe nëse bëhet fjalë për një marrëveshje dhe nuk është e qartë se çfarë do të përmbajë ajo.

E para se të hidhen firmat, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në një reagim thotë  se beson fuqishëm në marrëveshjet e ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si partneri ynë kryesor në arritjen e lirisë dhe shtetformim.

"Ne kemi punuar shumë që të arrihet një marrëveshje normalizimi mes shteteve, bashkëpunim ekonomik deri në njohjen reciproke".

Fatkeqësisht, thekson AAK, situatën në dialog e vështirësoi njëra nga pikat e draft-marrëveshjes që flet për Ujmanin.

"Ne nuk e vlerësojmë që Serbia duhet të jetë palë për të ardhmen e Ujmanit. Jemi të hapur për Departamentin e Energjisë së Amerikës, por jo për një marrëveshje trepalëshe ku përfshihet edhe Serbia. Implikimet që mund të sjellë në të ardhmen, mund të jenë të pa përballueshme për Kosovën".

Haradinaj deklaron se përkundër faktit që ka biseduar me kryeministrin Hoti për ta hequr këtë pikë, nuk ka hasur në mirëkuptim nga ai dhe për këtë arsye thotë se është i detyruar të mos e përkrahë këtë marrëveshje.

"AAK-ja nuk është e gatshme për bashkëpunim as në qeverisje e as në çfarëdo forme, sepse ne nuk do të ndihmojmë një marrëveshje, ku Serbia qoftë edhe indirekt bëhet palë në resurset e Kosovës".

Rajoni Lajme Kosovë Lajmi i fundit dialogu kosove-serbi ramush haradinaj

EMISIONET