Haradinaj flet për projektin e unionit Kosovë-Shqipëri: Secili të bëjë zgjedhje më vete, por duhet të kemi një president dhe një parlament të përbashkët

Haradinaj flet për projektin e unionit Kosovë-Shqipëri: Secili

Kreu i AAK-së dhe kandidati për president i Kosovës, para pak ditësh deklaroi se nëse deri në vitin 2025 Kosova nuk do të jetë ende pjesë e NATO-s, ai do të kërkonte referendum për bashkimin me Shqipërinë.

Një një intervistë ekskluzive në PolitikOn në RTV Ora, Haradinaj dha detaje mbi unionin e përbashkët Kosovë-Shqipëri. Sipas tij, dhe Kosova dhe Shqiperia do të bëjnë zgjedhje më vete dhe secila të ketë parlamentin e saj, por duhet të kemi një president. Ai shtoi më tej se do të jenë dhe zgjedhjet e unionit për të patur dhe një parlament të përbashkët, më një president dhe një kryetar qeverie nacionale.

Ramnush Haradinaj: Ne do të bëjmë zgjedhje Kosovë-Shqipëri secili për vete, por do të kemi dhe zgjedhjet e Unionit të përbashkëta.

Alfred Lela: Nuk do kemi dy president, se me shqiptarët ju zoti Haradinaj e dini..

Ramush Haradinaj: Shqipëria e ruan një parlament, Kosova një parlament, por duhet të kemi dhe një parlament të përbashkët dhe atëhere duhet të kemi një president jo dy dhe një kryetar qeverie nacional.

Mënyrën e definimit kushtetues të unionit duhet ta bëjmë me konsulta të ndërsjellta që mos avancojmë njëri me i tregu tjetrit që do të jemi, por duhet ta bëjmë bashkë. Mënyrën që është e respektueshme, që është e funksionueshme, racionale, do të marrim modele, do të marrim modele, do të marrim ndihmën e aleatëve për të na treguar se cila është më e mirë.

Ja për shembush Akademia Ushtarake “Skënderbej”, nuk mund të kemi arsye të kemi dublifikim të plotë punëve që bëjmë bashkë edhe kshu besoj do funksionoj.


Alfred Lela: Sidomos na jepni eksperiencën sesi bëhen zgjedhjet e mira.

Ramush Haradinaj: Të shohim ta ruajmë këtë kualitet edhe në këto zgjedhje, nëse e ruajmë mirë, atëhere po, ke të drejtë.

Rajoni Lajme Kosovë shqiperi ramush haradinaj

EMISIONET