Hapini sytë dhe shihni mirë , na pret një botë me frikë, urrejtje dhe pa dashuri

Hapini sytë dhe shihni mirë , na pret një botë me

Pushteti  është tek shkaktimi i dhimbjes dhe poshtërimit. Pushteti  është tek shkatërrimi në copa i mendjeve njerëzore dhe ribashkimi sërish në forma të reja që vetë zgjidhni.

Hapini sytë, a e dalloni ç’lloj bote të re po krijojmë? Është krejtësisht e kundërta e Utopisë idiote hedoniste që imagjinonin reformatorët e vjetër. Hapini, hapini mirë sytë dhe shihni një botë të re të frikës, tradhëtisë, mundimit, një botë shkelësish e të shkelurish , një botë e cila do të rritet edhe më e pamëshirmshme teksa merr formën e plotë.

Përparimi në botën tonë do të jetë ngutje drejt më shumë dhimbjeje. Qytetërimet e vjetra pretendonin se u krijuan mbi dashurinë ose drejtësinë. Jona është themeluar mbi urrejtjen. Në botën tonë nuk do të ketë emocione të tjera përpos frikës, tërbimit, triumfit dhe vetë-poshtërimit.

Çdo gjë tjetër do ta shkatërrojmë - gjithçka. Që tani jemi duke shkatërruar menësitë që i mbjetuan epokave e shekujve. Kemi prerë lidhjet midis fëmijës dhe prindit, mes njeriut me njeriun dhe mes burrit dhe gruas. Askush nuk guxon t’i besojë më gruas, një fëmije apo një miku. Në botën e re të nuk do të ketë bashkëshortë, as miq.

Fëmijët do t’u merren nënave të tyre në lindje, sic i merren vezët kllockës. Instinkti seksual do të çrrënjoset. Riprodhimi do të jetë një formalitet vjetor si rinovimi i patentës.

Do të shfuqizojmë orgazmën dhe për kureshtje tuaj ju siguroj se neurologët tanë janë duke punuar me zell për këtë edhe tani që flasim. Nuk do të ketë besnikëri tjetër, veç asaj për Partinë. Nuk do të ketë dashuri për askënd përpos asaj për të madhin, udhëheqësin.

Po nuk do të ketë as të qeshura, përveç të qeshurave të triumfit mbi një armiku të vënë përfund. Nuk do të ketë art, as letërsi, as shkencë. Fare, nothing, nix, nada...Kur të jemi të plotfuqishëm nuk do të kemi më nevojë për shkencë. Nuk do të ketë dallim mes bukurisë dhe shëmtisë. Do të shuhet kureshtia, do të ndalohet çdo gëzim jete. Të gjitha kënaqësitë e konkurimit do të shkatërrohen.

Por mos harroni dicka, gjithnjë do të jetë prezent intoksimi prej pushtetit, që veç rritet në mënyrë konstante e gjithnjë e më i sofistikuar . Do të ketë gjithomë drithërima fitoreje dhe ndjesi të shtypjes së një armiku gjithnjë e më të pafuqishëm.

T’i biem shkurt, e doni një imazh të së ardhmes, përfytyroni një çizme, duke shkelur një fytyrë njeriu, gjithmonë!

Kultura Lajme tempora ermir jonka

EMISIONET