Haliti thirrje Ramës: Hap qendra vaksinimi për qytetarët e Kosovës

Haliti thirrje Ramës: Hap qendra vaksinimi për qytetarët e

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Xhavit Haliti ka kërkuar nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama hapjen e qendrave të vaksinimit për qytetarët e Kosovës për shkak të gjendjes së rëndë me pandemi.

Përmes një postimi në facebook, Haliti i bën thirrje Ramës që të veprojë sa më shpejt sepse ëshët i gatshëm të vaksinohet më cilëndo vaksinë.

Postimi i plotë:

"Thirrje publike kryeministrit shqiptar, Edi Rama

Vëlla i dashur Edi, kryeministër i Shqipërisë, marrë parasysh gjendjen e rëndë në Kosovë me pandeminë COVID-19, dhe në anën tjetër, neglizhencën e institucioneve të vendit për të siguruar vaksinën, të bëjë thirrje që të hapni disa qendra vaksinimi për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ky veprim do të ishte i mirëpritur dhe i domosdoshëm në këtë kohë të ligë.

Prandaj, vepro sa më shpejt si me rastin e punëtorëve shëndetësorë të Kosovës, për të shpëtuar jetë njerëzish.

Unë dua të vaksinohem me cilëndo vaksinë që janë duke u vaksionuar bashkëkombasit e mi në Shqipëri. E, si unë janë shumë në Kosovë.

Kryeministër na ndihmo të lutem që ta kalojmë edhe këtë sfidë që e ka goditur njerëzimin."

Edi Rama Rajoni Lajme Kosovë xhavit haliti qendra vaksinimi

EMISIONET