Sekuestro e Tv Ora dhe Ora News është kulmimi i një presioni politik të nisur më shumë se dy vite më parë. Shkak është bërë Teatri Kombëtar, për të cilin Veliaj nuk e fali kurrë. Fillimisht ishin të ftuarit e dejtoreshës së Informacionit Beti Njuma që shqetësuan kryebashkiakun e cili më pas i komenton si të papranueshme fjalët e saj.

Madje si paralajmërim të parë jep refuzimin për të qenë në studio me të e më pas me këmbëngulje për të ndaluar punën e saj. Por jo vetëm teatri, problemet e Tiranës shqetësuan Veliajn dhe kjo duke u shfaqur dukshëm. E pas kësaj paralajmërimet kanë vazhduar në hapa konkret, fillimisht tentativë për ta mbyllur duke përdorur në mënyrë abuzive ISHSH e cila lëshoi urdhërin e parë për mbyllje, e më pas me Renean e cila me armë u vendos përballë gazetarëve

Qytetarë, personalitete të botës akademike dhe gazetarisë, analistë dhe politikanë  e kanë cilësuar sekuestrimin e Tv Ora dhe Ora News si sulm politik me qellim të vetëm goditjen e fjalës së lirë. Sulmin ata e lidhin me kryebashkiakun Erjon Veliaj, kjo për shkak se Yldon Media Group është e vetmja që guxon të dalë përtej fasadës së servirur nga zyra e porpagandës së bashkisë dhe të ngrejë problemet reale me të cilat përballen çdo ditë qytetarët e Tiranës.

Përdorimi i policisë dhe gjykatës për të sekuestruar RTV Ora  dhe Ora News, ishte kulmi i presionit shtetëror.  Nëse kthehemi në kohë, presionet ndaj grupit mediatik kanë nisur që prej vitit 2018, në atë kohë në krye të departamentit të informacionit u vendos Beti Njuma.

Pikërisht në tetor të atij viti, nisën dhe dëgjesat për shembjen e Teatrit Kombëtar. Një çështje kjo e ndjeshme jo vetëm për Tiranën por dhe për të gjithë shqiptarët, të cilët u ndan në dy pjesë  pro dhe kundër.

Vendimi për shembjen e teatrit mbarti shumë pikëpytje dhe dritëhije korruptive.  Përballë kësaj, departamenti informativ i RTV Ora  dhe Ora News të drejtuara nga Njuma, investiguan, degjuan çdo zë pro dhe kundër dhe ofruan një panoramë të qartë se çfarë ndodhi me atë projekt.

Por kryebashkikut Veliaj, kjo nuk i pëlqente. Si asgje tjetër që është transparente dhe i thuhet qartë publikut. Në këtë moment ndërhyrjet e tj ishin të drejtpërdrejta  dhe  përmes mesazheve, i ka konsideruar si  ndjekur me bukë në trajse. Madje madje, Veliaj harronte detyrën e kryebashkiakut dhe bënte analistin, duke e cilësuar në atë kohë  drejtoren e informacionit si të njëanshme apo debatin publik  si një turp të  madh.

Por edhe pse studio e dy televizioneve ishin të hapura, dhe ftesat Veliajn ishin të njëpasnjëshme, ai dhe  çdo zyrtar i bashkisë refuzoi të përballej për projektin por dhe për çdo problem qytetar.

Veliajn e shqetësonte çdo lajm që nuk servirej nga zyra e tij. Edhe kur flitej për mjedisin, të vertetën e cilësonte pronë të tijën edhe kur raportet apo matjet e cilësonin, thonin të kundërtën dhe e vlerësonin  Tiranën si një ndër kryeqytet  me ajrin më të ndotur.

Tentativë për të diktuar vijën editoriale vazhdoi edhe në vitet më pas. Në vitin 2019, kur gazetarët ngritën shqetësimin për punimet në rrugë, apo për mungesën e investimeve në mjaft zona të tjera.

Nuk munguan edhe kërcënimet e drejtpërdrejta.

Kur RTV Ora dhe Ora News nuk ju nështruan presionit të mesazhve, Erion Veliaj, perdori mediat nën kontrollin e tij për të vijuar sulmin. Për këtë, Yldon Media Group informoi trupin diplomatik dhe i shprehu shqetësimin për presionin politik të dirigjuar nga kryebashkiku i Tiranës.  

 Ndërkombëtarët reaguan. Sinjali i parë i fortë u dha në mes të majit 2020. Në atë kohë KE u kërkoi qeverive të mos përdorin pandeminë për të kufizuar lirinë e medias.

Por përballë kësaj politika ishte kokëfortë. Në mes të pandemisë  Inpektoriati  Shtetëror Shëndetesor, me urdhër politik vendosi gjobitjen dhe nxorri një vendim për mbylljen e sinjalit të Radio Televizionit Ora. Ky vendim erdhi në një kohë kur çdo aktivitet ishte normal madje edhe baret dhe restorantet, por debatet në studio konsideroheshin shkelje.

RTV ora nuk kreu asnjë shkelje. Vendimi ishte abuziv. Në studio debatet u zhvillua konform aktit normativ dhe protokollit të distancimit fizik. Edhe në atë kohë për konçidencë, në studion e Artur Zhejit dhe Sonila Meços, debati ishte mbi teatrin.

Një shprehje thotë se “Shtypi duhet të jetë i lirë të thotë gjithçka, në mënyrë që disa njerëzve t’u pamundësohet të bëjnë gjithçka!” Por kjo nuk mund të pranohet nga ata njerëz që e përdorin politikën për abuzime dhe pas perdes së propagandës abuzojnë më paratë e qytetarëve.  Gazetarët janë ata që e dinë më mirë se kushdo të vërtetën dhe nuhasin rrezikun.

Përballë kësaj Yldon Media Group e kishte të qartë,  se hakmarrja e paralajmëruar edhe me mesazhe nuk do të merrte fund.  Në mes të pushimeve verore, në fillim të muajt gusht, kur media  përgatitet për sezonin e ri, erdhi goditja e radhës.

Gjtihcka ishte koordinuar. Ky sulm vjen pikërisht në një moment kur do të ketë betejë elektorale, dhe RTV Ora dhe Ora News, kan një strategji të konsoliduar  për ndjekjen e fushatave elektorale, njohjen e publikut me premtimet dhe ballafaqimin e çdo poltikani me premtimet. Më shumë se keto,  janë exit pollet  dhe sondazhet që nuk i pëlqejnë pushtetit. Një praktikë kjo e konsoliduar nga Yldon Media Group, ku  fale kontratës me IPR marketing, të dhënat kanë qënë të besueshme dhe rezultatet janë goditur në kokë.

Në këto kushte, liria e RTV Ora dhe Ora News, nuk është interesi i qeverisë as i bashkisë së Tiranës, heshtja po. Për këtë duhej tentuar çdo instrument, dhe si më i përshtatshmi u gjet policia e Sandër LLeshit dhe SPAKU.

Gjithçka është në dritën e diellit.  Pasuritë janë instrumenti, qëllimi është mbyllja e dy televizioneve të cilat prej 14 vitesh kanë qendruar si pasqyrë e të vertetës tek qytetarët. 

Lind pyetja, a është në rrezik liria e fjalës në Shqipëri? A po dikton pushteti, informacionin? A janë gazetarët në syrin e persektutimit, kur ata refuzojnë të blihen?

A po tentohet të uzurpohet çdo hapësirë e lirë, kjo nëpërmjet nismave ligjore që synojnë dhe mbylljen e mjeteve të informimit online. Sa prej nesh janë në mëdyshje nëse duhet ta thonë mendimin e lirë në Facebook apo rrjete të tjera, pa frikën se dikush e kontrollon për ta mbajtur shënim në një anë tjetër të kompjuterit?

Nje shprehje thotë: “Do të ishte mirë që të kuptonim se perballë politikanëve dhe kriminelëve, ka  njerëz që nuk lejojnë ta marrë lumi krejt këtë vend”.

RTV Ora dhe ORA News,  do t’i beje ballë çdo presioni. Kjo kompani do të ekzistoje  për qytetarët dhe jo për të ngridur fasada propagande për poltikanët.