Nuk janë të rralla rastet kur hakerat online sulmojnë llogaritë e personazheve të njohur, për një arsye apo një tjetër.

Fill pas publikimit të këngës më të re me titull “Lento Lento”, hakera ende të pa zbuluar, kanë vjedhur faqen e këngëtare Aurela Gaçe Facebook.

Aurela, nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram njoftoi ndjekësit se po punon që faqja t’i rikthehet këngëtares.

Hakerat prej ditësh postojnë video kuriozitet, life style.

Mos e humbisni intervistën më të fundit të këngëtares Aurela Gace ku tregoi prapaskenat e klipit të ri por dhe historinë si ngeli në mes të detit ndërsa familja e kërkonte në tokë. Shikoni videon poshtë