Krimi i organizuar dhe qasja e qeverisë ndaj saj, ishte shqetësimi kryesor që deputetja Rudina Hajdari ngriti gjatë fjalës së saj sot në kuvend.

Ajo u ndal në mënyrë të veçantë në Qarkun e Elbasanit, ku edhe do të garojë për deputete, duke u shprehur se i vetmi aktivitet që lulëzon në këtë qytet është krimi.

“Në Elbasan i  vetmi aktivitet që lulëzon është kriminaliteti. Flisni me qytetarët të cilët do iu tregojnë se s’kanë marrë asnjë lloj ndihme në situatën  e COVID. Banorët e Belshit ende s’janë paguar nga firmat mashtruese që u morën dhe produktin, e ikën pa lanë asnjë gjirmë. Ata do u thonë se kriza është ulur këmbë kryq në sofrat e tyre, shkollat pa ngrohje. Kompjuterat s’funksionojnë as laboratorët.

Hjadari solli në vëmendje edhe përgjimet e antimafias italiane, duke thënë se me taksat e shqiptarëve qeveria paguan kompanitë e Ndragehtës.

“Dilni nga këto vila luksoze që keni. Dilni e takoni  ata njerëz të cilët iu paguajnë taksat dhe ju sot përmes atyre taksave paguani kompanitë e Ndraghetës, mafies italiane.

Godet qytetarët e thjeshtë njerëzit e thjeshtë, aktivitetet e ndershme. Krimineli merr tendera, kurse tregtari, fermeri, goditet. Ky është i njëjti avaz, që vijon përditë. Por tani do të humbisni”, tha Hajdari.