Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari ka dalë kundër rrymës, duke i propozuar presidentit Meta mbajtjen e zgjedhjeve me datë 2 maj, që përkon edhe me festën e Pashkëve Ortodokse.

Pas takimit me Metën, ajo tha për gazetarët se 2 maji do të ishte datë historike pasi vjen fill pas Ditës së Punëtorëve, 1 majit.

Hajdari: Zgjedhjet e ardhshme do të jenë historike. Një datë e bukur dhe që do të korrte shumë fitore do të ishte data 2 maji sepse vjen direkt pas Ditës së Punëtorëve, 1 Maji. Prandaj i propozova presidentit që në 2 maj të kemi zgjedhje të ardhshme parlamentare.Vendimmarrja është vendim i presidentit, 2 maji është festë ortodokse por ka ndodhur që në Shqipëri të mbahen zgjedhje në ditë feste.

Gjatë ditës së sotme Meta u konslutua me krerët e partive politike për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Kryeministri Rama pranon çdo datë përveç 2 majit. Në një mendje me të ishte edhe Kryemadhi. As Basha nuk dha ndonjë datë të veçantë ndërsa aleatët kërkuan 18 prillin.

Lexo edhe: Rama me maskë, ia lë Metës në dorë datën e zgjedhjeve. Basha e Kryemadhi: Sa më shpejt. Të vegjëlit propozojnë 18 prillin