Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari kërkon mbledhjen e Këshillit Politik ditën e nesërme (29 shtator), në orën 12:00.

Sipas Hajdarit, meqënëse të gjitha palët i kanë depozituar propozimet e tyre lidhur me këtë çështje, është koha për të diskutuae dhe dakordësuar.

Për Hajdarin, të gjithë duhet të miratojnë me konesnsus hapjen e listave për zgjedhjet e ardhshme.

Letra e Hajdarit drejtuar anëtarëve të Këshillit Politik

Të nderuar anëtarë të Këshillit Politik,

Me kënaqësi konstatova se Partia Demokratike ka dorëzuar pranë Këshillit Politik një draft propozim për amendamentet e Kodit Zgjedhor, propozim ky i cili shkon përkrah atij të opozitës parlamentare e që synon hapjen reale të listave 100% duke ia mundësuar qytetarit e jo më kryetarit përzgjedhjen e deputetëve në Parlamentin e ardhshëm.

Duke qenë se tashmë të gjitha palët i kanë depozituar peopozimet e tyre lidhur me këtë çështje, propozoj të takohemi nesër në orën 12:00 për të diskutuar dhe mundësisht dakordësuar rreth kësaj çështjeje.

Sytë e shqiptarëve janë nga përfaqësuesit e tyre politikë dhe ata sot kërkojnë një reformë zgjedhore e cila pikë së pari të rikthejë sovranitetin te populli nëpërmjet mekanizmit të hapjes së listave.

Le të bëhemi bashkë dhe ta përfaqësojmë këtë vullnet qytetar, duke e miratuar me konsensus hapjen reale të listave për zgjedhjet e ardhshme.

Duke uruar në një përgjigje pozitive,

Me respekt,

Rudina Hajdari