I ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço në RTV Ora, Florian Haçkaj nga Diaspora për Shqipërinë e Lirë tha se RTV Ora u sulmua për t’i mbyllur gojën, sepse kryeministrin nuk i pëlqejnë mediet kritike.

Haçkaj: Mësyhet një media në atë mënyrë që pamë dhe kjo bëhet për t’i mbyllet goja. Imagjino se sa e frikshme është kjo për 150 punëtorë të Orës, imagjino me minimumi me 3 familjarë në shtëpi duke u bërë pothuajse 400-500 persona, me frikën nëse do të kenë punën dhe medien.

Këtu bëhet fjalë për autokracinë sepse kur kryeministri ka televizion të vetin, do të thotë qartësisht se atij nuk i pëlqejnë mediet e tjera, aq më pak ato kritike me të.