Pak ditë më parë, në ambientet e stadiumit “Air Albania “, nisi fushata e vaksinimit.

 Siç është thënë dhe më herët, mjekët në vijën e parë me Covid ishin të parët që morën vaksinën dhe më pas do të vijohet me grupet e tjera të riskut.

I ftuar në “Ekopolitikë” në Rtv Ora,  deputeti socialist Evin Bushati, tha se si një doktor me profesion dhe një njeri në moshë të thyer, do të shërbente si një mesazh simbolik politik bërja e vaksinës nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Madje sipas Bushatit kjo mund të realizohej në të njëjtën kohë me kryeministrin aktual Edi Rama.

Ervin Bushati: Vaksinën duhet ta bënte edhe Berisha. Që të mbyllej dhe ky diskutim politik. Duhej të dilte dhe zoti Berisha si doktor, edhe në moshë të thyer, është mbi 75 vjeç. Do të jepte një mesazh politik dhe ta bënte në sy të gjithëve, ndoshta bashkë me kryeministrit.