Habit Anxhela Peristeri: Stërgjyshi im ishte grek, prandaj kam këtë mbiemër

Habit Anxhela Peristeri: Stërgjyshi im ishte grek, prandaj kam

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision, këngëtarja Anxhela Peristeri, ka zbuluar se stërgjyshi i saj ka qenë grek. Teksa ka folur për median greke, EPT 1 , ajo ka thënë ndër të tjera se edhe mbiemri i saj është grek.

Por edhe pse me prejardhje nga Greqia, këngëtarja ka thënë se Shqipëria është atdheu i saj, teksa shton se Greqinë e adhuron pasi ka jetuar kohën më të mirë të saj.

 “Pershëndetje, jam Anxhela Peristeri dhe përfaqësoj Shqipërinë në Eurovision sivjet me këngën “Karma”.  Çfarëdo jep, merr prandaj dhe ne duhet t’ju bëjmë mirë të tjerëve që të marrim mirësi. Unë dhe kompozitori im Klejdi Bahiti kishim menduar çdo vit që të merrnim pjesë por gjithmone ishim shumë të zënë.

Sivjet me shkakun e pandemisë kishim kohë dhe zgjodhëm një kenge midis 2 -3 që shkruajtëm dhe shkuam në konkurs. Stërgjyshi im ishte grek prandaj dhe mbiemri im është grek Peristeri. Kam bashkëpunuar me Paolën, Andoni Remon që e dua shumë.

Fillova në fillim me Valantin  pastaj me Elena Papadopoulou. Shqipëria për mua është atdheu im, këtu u linda , këtu u rrita, këtu u bëra e njohur, me mbeshtetën njerëzit dhe akoma më mbështesin. Greqia për mua është një vend që e adhuroj, shumë i bukur. Aty kam miqte më të shumtë sepse jetova aty vitet më të mira.’’- tha Peristeri.

EMISIONET