Guxholli: Ekonomia shqiptare në krizë "vajmedet", nuk dimë nga shkojnë paratë e BE për rindërtimin

Guxholli: Ekonomia shqiptare në krizë "vajmedet", nuk

Tërmeti dhe më pas pandemia e kanë zhytur në një krizë të thellë ekonominë shqiptare.

Për eksperten e ekonomisë, Zana Guxholli, më i ekspozuar ndaj saj është biznesi, ndërsa mbështetja e qeverisë ndaj tij sipas saj është pothuajse inekzistente.

Për Ora News, ajo deklaron se është në të mirë të qeverisë dhe qeverisjes që biznesi të ndihmohet dhe të mos krijojë më tej papunësi.

Zana Guxholli: Ekonomia shqiptare është në një krizë të thellë shumë të rëndë. Tërmeti dhe pandemia i dhanë një goditje dërmuese. Ekonomia shqiptare sot është në krizë "vajmedet", të gjithë ne e ndjejmë, bizneset akoma më tepër. Mesa zor mbajnë njerëzit në punë dhe me sa zor mbijetojnë. Gjithë ekonomia është në krizë të thellë por kanë mekanizma dhe leva që e ndihmojnë ta kalojë sa më lehtë. Që në mars kur filloi kriza, izolimi, paketat që  bëri qeveria për të mbështetur buznesin ishin shumë të pamjaftueshme, ndihmesa më e vogël në rajon. Përveç ndihmës sociale që ju dha individëve që dolën nga puna për shkak të pandemisë, biznesi pothuajse ishte i pambështetur. Vërtet u dha garancia dhe  mundësia për të marrë kredi, por biznesi i mbyllur nuk merr kredi, s'ka biznes në  botë që kur nuk prodhon e shërben të marrë kredi. Së dyti nuk dihet ecuria e pandemisë, akoma vazhdon, biznesi nuk i hyn atij rreziku. Bankat kanë kushtet e tyre, nuk mund ta përfitonin të gjithë. U shtynë afatet e pagimit të kësteve të kredisë por po të shikosh si i ristrukturuan kreditë më mbrapa ato nuk i shpëtuan rregullit të hekurt të bankës. Në total biznesi nuk paguan shumën papraprake por më shumë. Në këto kushte ti shkosh nga mbrapa dhe me organet gjobvënëse është vërtet ta vrasësh biznesin. Është në të mirë të qeverisë dhe qeverisjes që biznesi të ndihmohet dhe të mos krijojë më tej papunësi.

Një tregues i situatës ku ndodhet ekonomia shqiptare është edhe borxhi publik i cili është rritur në 80%.

Zana Guxholli: Ky është një tjetër tregues i faktit se në çfarë krize ndodhet ekonomia jonë. Kemi ezauruar edhe borxh të brendshëm dhe borxh të jashtëm. Nuk është se nuk ka para. Para na u ofruan dhe po hyjnë nga shumë donatorë. Është keqmenaxhimi i këtyre parave. Është korrupsioni. Në buxhet janë 230 mln lekë që i janë destinuar rindërtimit, por nuk tregohet si, qysh, për çfarë. Buxheti do transparencë. Aq më tepër që për rindërtimin fondi i ofruar nga donatorët e huaj është mbi 1 miliard, dhe një pjesë e mirë e tyre ka ardhur.

Intervista në studio me gazetaren Matilda Mcini, përgatiti për online Besjana Kuçana

Ekonomi Lajme Financa pandemia rindertimi kriza ekonomike zana guxholli

EMISIONET