Kryeqyteti i Libanit, Bejruti është tronditur ditën e djeshme nga një shpërthim i fuqishëm në një fabrikë fishekzjarresh në portin e qytetit.

Bilanci i të vdekurve deri më tani është 50 dhe mbi 4.000 të plagosur. E gjithë bota ka kthyer sytë nga ky qytet. Shumë shtete janë solidarizuar dhe kanë ofruar ngushëllimet tyre ndër ta kanë qenë Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama.

Në lidhje me këtë tragjedi ka folur edhe Guvernatori i i Bejrutit, Marvan Abud i cili ka krahësuar këtë shpërthim me sulmet bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki gjaë Luftës së dytë botërore.

Ndër të tjera ai ka treguar se janë dërguar shumë ekipe zjarrëfikësish në vendin e shpërthimit por disa prej tyre nuk janë kthyer më.

 “Ne po i kërkojmë, 10 zjarrfikës deri më tani janë shpallur të zhdukur. Kjo situatë është e ngjashme me atë të Japonisë, në Hiroshima dhe Nagasaki gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjatë jetës sime nuk kam parë shkatërrime të këtyre përmasave. Është një katastrofë kombëtare”, u shpreh Abud, ndërkohë që shpërtheu në lot.