Rruga që të çon drejt plazhit në Vlorë është bërë sërish problem për pushuesit.

Si çdo vit tjetër në këtë periudhë rruga ishte e bllokuar nga trafiku.

Mes atyre që kanë zgjedhur të pushojnë në bregdetin e Vlorës janë dhe shqiptarë të Kosovës  apo dhe ato që vijnë nga Zvicra.

Për ta Vlora ofron pushimet e duhura dhe janë të kënaqur me shërbimin dhe pastërtinë.

Por ka dhe ankesa. Një pushuese nga Kosova tregon se shërbimi i kamerierëve është i ngadaltë dhe gjithmonë harrojnë diçka nga porosia.

Njësitë hoteliere në Vlorë gjatë fundjavës kapin kuotën e 50% të prenotimeve, ndërsa gjatë ditëve të tjera janë minimale në krahasim me një vit më parë.