Ndonëse muaj pushimi, gushti ka qenë i mbushur me ngjarje të rënda të shënuara si pasojë e pakujdesisë apo të dhunës në famije. Staistikat tregojnë se kemi një shtim të numrit të viktimave nga aksidentet krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti me parë ndërsa shtim ka patur edhe të arrestuarve për dhunë në familje.

Aksidentet rrugore dhe dhuna në familje nuk kanë të ndalur pavarësisht ashpërsimit të politikave penale të ndërmarra nga qeveria.

Vetëm në 24 ditët e para të muajit gusht në të gjithë vendin janë shënuar 144 aksidente rrugore ku kanë humbur jetën 17 persona, ndërsa mesatarisht në kryeqytet, tre gra çdo ditë i drejtohen policisë për të denoncuar dhunën. Kjo dukuri vihet ne dukje edhe nga avokatët të cilët thonë se këto dy vepra kanë qënë më të gjykuara këtë periudhë.

‘’Gjithë veprat penale më të shpeshta kanë qenë dhuna në familje dhe drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt. Në përgjithësi masat e sigurisë janë dhënë konform ligjit.’’

Dhuna në çift e përsëritur është shqetësimi kryesor.

‘’Rastet më të shpeshta janë rastet në çift. Më të rralla janë rastet e prindërve ose të prindit me fëmijën.’’

Në shumcën e rasteve personat që kanë kryer aksidente ne gjendje te dehur apo dhe që kanë ushtruar dhune janë lënë në masa “arrest me burg”. Dënimi ndaj tyre me ndryshimet ligjore shkon deri në 5 vite burg.