I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, pedagogu Romeo Gurakuqi u shpreh se ka pasur edhe elementë të luftës civile në 1944.

Gurakuqi: Forcat nacionaliste kanë emra dhe mbiemra. Ne po flasim në verën dhe vjeshtën e vitin 1944 ku ka një goditje të Shqipërisë së lirë. Janë goditur edhe forcat nacionaliste në vend.

Ky është një fragment shumë i rëndësishëm i luftës civile. Komunistët shkatërruar shtetin dhe shtresat shoqërore që ndërtuan këtë shtet. Tirana në tetor 1944 ishte e ndryshme me Tiranën para disa muaj.

Elita është shkatërruar pas 17 nëntorit, familjet janë bastisur, edhe pse nuk kanë pasur kurrë një bashkëpunim me të huajt. Janë marrë njerëz nga shtëpitë dhe janë pushkatuar.