Grup kriminal, kanosje dhe drogë: 4 shkodranë do deklarojnë pasurinë

Grup kriminal, kanosje dhe drogë: 4 shkodranë do deklarojnë

Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar në qytetin e Shkodrës, ku u kërkon deklarimin e pasurisë 4 personave të dënuar për grup të strukturuar kriminal, kanosje, dhe drogë.

Burimet bëjnë me dije se duhet të deklarojnë pasurinë shtetasit:

Besmir Domnori, banues në Shkodër, i dënuar për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

Denis Skutina, banues në Shkodër, i dënuar për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

Ranko Thanasi, banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;a

Saimir Grenasi, banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

Vendi Lajme ofl Kronike besmir domnori denis skutina ranko thanasi saimir grenasi

EMISIONET