Një grua në Gjermani është bërë viktima e parë e sulmeve kibernetike ndaj institucioneve shëndetësore pasi një spital nuk mundi ta pranonte atë për trajtim shkaku i sulmit të hakerëve ndaj sistemit kompjuterik.

Kur ajo arriti në urgjencën e klinikës në Universitetin e Dusseldorf, mjekët nuk mund të kryenin regjistrimin e saj dhe ajo u detyrua të transferohej në një institucion tjetër në Wuppertal.

Tridhjetë serverë spitalorë  u enkriptuan dhe ky veprim çoi në dështimin e disa sistemeve spitalore. Në atë moment, institucioni vendosi të mbyllë hyrjen në dhomën e urgjencës , duke shtyrë edhe ndërhyrjet kirurgjikale.

Transferimi i gruas në Wuppertal  u bë me vonesë dhe kjo gjë solli dhe vdekjen e saj.

 “Hetimet janë ende duke u zhvilluar për të përcaktuar nëse ka një lidhje midis vdekjes dhe sulmit, i cili nëse provohet, mund të ndryshojë akuzën për autorët ” shpjeguan autoritetet.

Në një shënim të lënë në një nga serverat, kriminelët kërkuan një shpërblim prej rreth 900 mijë euro nga  Universitetit Heinrich Heine.


Mirëpo, Policia e Dusseldorfit më pas kontaktoi hakerat,  dhe i shpjegoi atyre se ata kishin goditur spitalin dhe jo universitetin.


Të vetëdijshëm për gabimin, ata vendosën të tërhiqnin fletën e shpërblimit , duke siguruar çelësin për të deshifruar të dhënat  dhe të zhduknin gjurmët e tyre.