Që prej ditës së martë kur ndodhi shpërthimi gjigand në portin e Beirutit qindra foto dhe video janë shpërndarë nga mediat sociale.

Nga pamjet e shpërndara shihen momentet e ndryshme si e kanë përjetuar njerëz të ndryshëm shpërthimin.

Një video e publikuar nga CNN tregon momentin kur një grua shtatzënë ndodhej në spital për të lindur fëmijën e saj. Emanuela ndodhej në Spitalin e Shën Gjergjit gati për të lindur ndërkohë që bashkëshorti i saj e filmonte. Sapo filloi shpërthimi, fëmija lindi dhe ky moment u kap nga telefoni i babait.

Vogëlushi George dhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore.