Gripi godet fort Korenë e Jugut, shkon në 32 numri i personave që kanë humbur jetën pasi bënë vaksinën

Gripi godet fort Korenë e Jugut, shkon në 32 numri i personave që

Një  djalë 17 vjeçar humbi jetën pasi  para disa ditësh bëri vaksinën  e gripit duke e çuar në 32 numrin e personave që kanë humbur jetën pasi kanë bërë vaksinën.

Mirëpo, Autoritetet e Koresë së Jugut thonë se vdekja e tij nuk ka asnjë lidhje me vaksinimin.

Djali 17-vjeçar ishte ndër të parët që raportohet të ketë vdekur pasi mori vaksinën. Agjensia mjeko-ligjore e vendit thotë se nuk kanë  asnjë provë që vaksina e gripit shkaktoi vdekjen e tij.

Vendi ka shpallur gjendjen e alarmit pasi rastet me personave me grip janë duke u rritur,

Kryeministri Chung Sye-kyun shprehu ngushëllime për familjet e atyre që humbën jetën, duke bërë thirrje për një hetim të plotë mbi shkakun e saktë të vdekjeve. Ai vazhdoi të insistonte se vaksina nuk ishte arsyeja e vdekjes së tyre. 

Shoqata Koreane e Vaksinave gjithashtu ka këshilluar që vaksina e gripit duhet të vazhdojë.

Bota Shendetësi Lajme shendetesi gripi kryeministri vaksina

EMISIONET