I ftuar mëngjesin e sotëm, në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora, grimieri shqiptar Dario Doka tregoi se një ndër planet që ai ka është dhe ikja nga Shqipëria. Pasi  ka folur hapur mbi seksualitetin e tij, Dario është përballur me shumë paragjykime, mirëpo kjo gjë nuk e pengon të bëjë atë që di më mirë të ushtrojë, grimin.  Mirëpo, Shqipëria sipas tij  edhe nëse fillon të ecësh në karrierë nuk ke ku shkon më.

“Nëse më del fati që neser do kisha ikur  dhe nuk do isha kthyer më kurrë mbrapa.  Kjo është edhe arsyeja pse unë nuk kam hapur ende një studio timen sepse nëse e hap i bie që të ngelem këtu edhe unë nuk dua që të rri këtu. Unë dua pjesën jashtë, Hollywood  ose Kalifornia  mjafton që të jem jashtë , vetëm jo në Shqipëri.

Nëse do të isha jashtë do të kisha më shumë hapësirë  dhe do të isha vlerësuar më shumë . Këtu edhe pak që mund të ecësh  nuk ke ku shkon më. Kur del hapur, që jo vetëm lyen veten tënde  por edhe pranon që je gay, pothuajse i ke gjërat e pamundura nga disa njerëz“- thotë Dario.