Greva e urisë, gratë naftëtare refuzojnë kujdesin shëndetësor

Greva e urisë, gratë naftëtare refuzojnë kujdesin

Gratë naftëtare refuzuan kujdesin mjekësor në ditën e tretë të Grevës së Urisë për pagat e prapambetura dhe rinisjen e punës, ndërsa theksojnë se do të qëndrojnë aty deri në plotësimin e kërkesave.

Ndërkohë Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, tha se çështjen e tyre e kanë marrë në dorë një grup avokatësh që mbrojnë të drejtat e punëtorëve në botë.

Ballsh- Në ditën e tretë në ngrujim, gratë naftëtare në grevë urie refuzuan kujdesin shëndetësor.

Por pavarësisht gjendjes që po rëndohet, thonë se do të qëndrojnë aty deri në momentin e fundit.

"Ta kene të qartë nuk dalim këtu, vetëm të vdekura"

Kërkesat mbeten të njenjta, pagat e prapambetura dhe rinisja e punës në rafineri! Ndërsa thirrjet për ndërhyrje shkojnë si cdo ditë për kreun e qeverisë.

"Duam bukën e gojës, djersën e gjakun tonë. 26 rrogat e prapambetura"

Këtë të shtunë, 17tetor 2020, u bënë 20 ditë që kur naftëtarët nisën grevën e urisë dhe protestat.

Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve Sokol Dautaj tha se cështja e tyre tashmë është ndërkombëtarizuar.

Një grup avokatësh ndërkombëtar që mbrojnë të drejtat e punëtorëve në botë i kanë kontaktuar dhe u janë drejtuar me letër krerëve të shtetit shqiptar.

Rafineria e Ballshit ka pezulluar punën që prej vjeshtës së kaluar, ndërsa naftëtarët kanë rroga të prapambetura të viteve më parë, për të cilat kanë fituar edhe drejtën në Gjykatë.

Vendi Lajme Aktualitet naftetaret e ballshit Greva e naftetareve

EMISIONET