Greva e urisë e naftëtareve të Ballshit: 19 ditë dhe ende asnjë zgjidhje

Greva e urisë e naftëtareve të Ballshit: 19 ditë dhe ende

Dhjetë gratë punonjëse të Uzinës së Ballshit hynë sot në ditën e dytë të grevës së urisë, ku zëvendësuan kolegët burra pas 18 ditëve ngujim.

Qeset me ilaçe tregojnë problemet shëndetësore që mbartin. Kanë shfaqur edhe shqetësime të tjera që nuk i kanë patur.

Por 10 gratë naftëtarë janë të vendosura për tu mos u tërhequr nga greva e urisë pa plotësimin e kërkesave për pagat e prapambetura dhe rinisjen e punës.

Thonë se janë aty për dinjitetin e tyre dhe të fëmijëve që i presin në shtëpi.

“I thosha vajzës se vendin e varrit do shes për shkollimin tënd”

Kanë deri në 35 vite punë në sektorin e naftës, por u mbushen sytë me lot, kur thonë se nuk kanë bukë në shtëpi.

Ndaj kërkojnë vëmendjen e ambasadorëve dhe kryeministrit Rama për zgjidhjen e problemeve

“Ambasadoret gra të vënë dorën në zemër për këta vajza e nëna”

Në mbështetje të kolegëve të ngujuara, qëndrojnë burrat që u detyruan ta ndërpresin grevën e urisë në ditën e saj të 18.

Vendi Lajme fier Aktualitet naftetaret e ballshit Greva e naftetareve

EMISIONET