Greqia i kërkoi Maqedonisë Veriore të punojë më shumë për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës. Ministrat e Jashtëm të të dy vendeve Dendias e Osmani u takuan në Athinë, ku nënshkruan edhe disa marrëveshje. Ministri Dendias paralajmëroi se Athina nuk do të lejojë boshllëqe stabiliteti në rajonin e Ballkanit Perëndimor, referuar këtu vonesave në procesin e negociatave me BE-në.

Greqia nuk do të boshllëqe stabiliteti në rajonin e Ballkanit Perëndimor, tha ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias gjatë takimit me homologun e Maqedonisë Veriore Bujar Osmani në Athinë.

“Greqia i ka mbështetur historikisht vendet e Ballkanit Perëndimor të integrohen në Bashkimin Europian, bazuar në kushtet, meritokracinë dhe metodologjinë e re”, tha Dendias, ndërsa shtoi se vetëm integrimi i hap rrugë paqes dhe stabilitetit.

Ministri gjithashtu shprehu gatishmërinë e Greqisë të japë mbështetje teknike në procesin e integrimit europian.

“Dy vjet pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës, shohim përpjekje për të mëdha për zbatimin e saj. Padyshim që duhet të ketë më shumë përparim,” tha Dendias.

Ministri Osmani kërkoi ndihmën e Greqisë për fillimin e negociatave të pranimit në BE. “Ne duam t’i kthejmë marrëdhëniet dypalëshe në një partneritet të sinqertë të strategjik, bazuar mbi besimin dhe mbështetjen e ndërsjellë.”