Greqia shtyu masat bllokuese kufitare me Shqipërinë deri më 8 nëntor duke vënë në vështirësi mijëra punëtorë sezonalë shqiptarë që udhëtojnë drejt shtetit helen për të vjelë agrume.

Pika e Qafë Botës në Sarandë që pritej të hapej sot në anën greke vijoi të jetë e bllokuar, bën me dije VOA.

Të mërkurën është njoftuar një takim i autoriteteve vendore greke të Gumenicës me autoritetet shëndetësore të menaxhimit të krizës së COVID-19 në Greqi për të diskutuar lejimin e qarkullimit në këtë pikëkalim kufitar.

Pak ditë më parë qindra banorë të zonave kufitare shqiptare zhvilluan në Qafë Botë një protestë për hapjen e Pikës kufitare dhe lejimin e lëvizjes së punëtorëve sezonalë.