Greqia shtrëngon masat në Kakavijë: Shumë më pak persona do kalojnë kufirin

Greqia shtrëngon masat në Kakavijë: Shumë më pak

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se pala greke ka përforcuar masat anticovid në Pikën e Kalimit kufitar në Kakavijë, për periudhën 1-15 mars.

Kështu, duke nisur nga dita e hënë, datë 1 mars, Pika Kufitare do të jetë e hapur nga ora 07:00 deri më 19:00, në vend të orës 23:00 që ishte deri më tani.
Gjithashtu, do të ketë një kufizim edhe të numrit të personave që futen çdo ditë. Nga 750 persona, do të lejohen vetëm 400.

Ata që do të futen në Greqi do t'i nënshtrohen një testi të shpejtë, nga i cili nuk do të përjashtohen edhe shoferët e kamionëve apo mauneve.

Ndërkohë, të gjithë ata që do të testohen pozitiv, nuk do të lejohen të hyjnë në Greqi.

Ndërsa, ata që hyjnë, do t'i nënshtrohen një karantine të detyrueshme 14 ditore nga 7 ditë që ishte deri më tani.

Ndërkohë pika kufitare e Kapshticës është e mbyllur prej nëntorit

MEPJ rikujton se Pikat e Kalimit në Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi vijojnë të jenë të hapura dhe shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë drejt këtyre vendeve, pa pasur nevojë për PCR test negativë dhe pa iu nënshtruar masave të izolimit.

Vendi Lajme Greqi kakavije Aktualitet

EMISIONET