Greqia në karantinë, Konsullata shqiptare në Athinë pezullon shërbimet në sportel

Konsullata shqiptare në Athinë të Greqisë ka njoftuar se prej ditës së hënë do të mbyllen të gjitha shërbimet që kërkojnë prezencë fizike në sportel.

Vendimi është marrë në kuadër të masave të reja kufizuese në luftën kundër pandemisë, ku Greqia do të karantinohet pjesërisht nga dala 7 deri më 30 nëntor.

Konsullata ka njoftuar se shërbimet do të jepen vetëm në raste emergjente, të cilat do të komunikohen nëpërmjet emailit, ndërsa tërheqja e dokumenteve biometrikë do të funksionojë vetëm me shërbim postar.

Që prej javës së kaluar Greqia është njohur me një valë të madhe infektimesh. Greqia po zbaton izolimin për tri javë, duke mbyllur bizneset e shitjeve me pakicë, përveç supermarketeve, farmacive dhe bankave, dhe duke i detyruar qytetarët të marrin leje nga shteti për të dalë nga banesat në orare të caktuara.