Greqia ashpërson masat në Kakavijë, ç'ndodh nëse rezulton pozitiv me Covid-19

Greqia ashpërson masat në Kakavijë, ç'ndodh nëse

Qeveria greke ashpërson masat në Pikën Kufitare të Kakavijës.

Siç mëson Ora News, duke filluar nga dita e hënë personat që do të dalin pozitiv në testet e shpejta nuk do t'u lejohet hyrja në territorin helen.

Kjo masë merret për të mbrojtur shëndetin publik në shtetin fqinj.

Veç kësaj do të ketë edhe gjoba për personat e prekur me Covid-19 nëse tentojnë të hynë ilegalisht në Greqi.

Deri më tani personat që dilnin pozitiv në kontrollet e palës greke ne Kakavije karantinoheshin 14 ditë.

Pas ditës së hënë ata nuk do të mund të hyjnë dot në Greqi.

Vendi Lajme Covid-19 Lajmi i fundit Sociale Aktualitet greqia masat

EMISIONET