Greqia vijon të regjistrojë shifra të larta sa i përket pandemisë Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, sipas asaj që raportojnë autoritetet  e vendit fqinj, 98 pacientë kanë humbur jetën, ndërsa janë shënuar edhe 1,383 raste të reja.

Situatë e rënduar edhe në spitale, aty ku po trajtohen në terapi intensive 594 qytetarë.