Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 588 raste të reja me koronavirus, ndërsa 70 pacientë kanë humbur jetën.  

Sakaq 515  pacientë po trajtohen me intubim, ndërsa 77.1% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje bashkëshoqëruese  ose janë të moshës 70 vjeç e lart.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve arrin 131072, nga të cilët 52.5%, janë burra.

Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet e Shëndetit në vend, rezulton se 5211 (4.0%)  e rasteve kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe  38349 (29.3%) kanë të bëjnë me një rast tashmë të njohur.