Një 43-vjeçar shqiptar është arratisur nga një burg në Greqi dhe më pas është prangosur sërish.

Shqiptarit Agim Margegaj i ëhstë dhënë leje për të dalë nga burgu për disa ditë, por 43-vjeçari nuk ëhstë kthyer më në qeli.

Ai ishte arrestuar sërish pasi u kap duke trafikuar heroinë në një operacion të koduar “Artemis”.

Po ashtu, ai është dënuar edhe për tentativë vrasjeje, vrasje dhe grabitje në bashkëpunim me armë.

Ndërkohë, gjatë një operacioni dje (13 korrik) policia greke e kapi 43-vjeçarin me heroinë që kishte ardhur nga Shqipëria.

Me vete shqiptarit atij ju gjet 5 kg e 50 gram heroine, 1 peshore elektronike, 1050 euro, kartë identiteti dhe pasaportë të falsifikuar, 2 celularë, 1 krehër arme, pajisje plastike presimi.

43-vjeçari i arrestuar është sjellë para Prokurorit Publik të Athinës.