Maska do të jetë e detyrueshme për fëmijët nga kopshti deri në shkollë të mesme në Greqi.

Ministrisë së Arsimit pranoi rekomandimin e Komisionit Kombëtar për Mbrojtjen e Shëndetit Publik kundër koronavirusit. 

“Përdorimi i maskës është mjeti më i rëndësishëm që ne kemi në këtë moment për tu mbrojtur nga kjo sëmundje, dhe ne të rriturit dhe fëmijët në shkollë”, – tha ministrja, duke shtuar se ajo ka besim të plotë te ekspertët.

Siç vuri në dukje, theks i veçantë do t’i kushtohet edukimit për përdorimin e duhur të maskës në moshat e kopshtit dhe tre klasat e para të shkollës fillore.

Njoftime të hollësishme se si do të funksionojnë të gjitha strukturat arsimore të mbikëqyrura nga Ministria e Arsimit do të bëhen të hënën, 24 gusht.

Kerameos deklaroi se mësuesit dhe studentët do të mbajnë maska, se do të ketë pushime të ndryshme për klasë, që shkollat ​​do të pastrohen gjatë funksionimit të tyre.

Lidhur me universitetet, ministri tha se provimi i shtatorit do të jetë i njëjtë si në qershor, pra çdo universitet do të zgjedhë mënyrën e provimeve, në auditore ose live.