Greqi, dy emigrantë i futen në taksi shqiptarit dhe e plagosin me armë

Mbrëmjen e kësaj të premteje pas orës 20:00 është plagosur me armë zjarri një shqiptar në sheshin Attiki, në Larisa. 

Dy emigrantë hipën në një taksi dhe nën kërcënimin e një arme e detyruan shoferin t'i çonte në stacionin e Larisës, ku ata u larguan, duke lënë armën brenda automjetit. 

Shoferi i plagosur është origjinë shqiptare po mjekohet në spitalin “Kryqi i Kuq” me një plagë me armë zjarri, ndërsa akoma nuk janë zbardhur rrethana pse ai është goditur. 

Policia po përpiqet të marrë një deklaratë nga shoferi i taksisë, i cili ka pësuar edhe një shok paniku dhe nuk është në gjendje të shpjegojë saktësisht se çfarë ka ndodhur, as se si arma u gjet brenda automjetit. 

Vendi Lajme Greqi arme plagosje emigrante shqiptar Aktualitet

EMISIONET