508 raste të reja infektimesh dhe 8 vdekje raporton Greqia sa i përket situatës me Covid-19 në 24 orët e fundit.

Sipas autoriteteve helene, 81 pacientë ndodhen në terapi intensive, ndërsa numrin më të lartë të infektimeve e ka Athina me 227 raste dhe Selaniku me 63, raporton Ora News.

Nga nisja e pandemisë, Greqia regjistron 24,453 të infektuar dhe 490 të vdekur si pasojë e Covid-19.