Grenell: Kosova dhe Serbia janë pajtuar që Ujmani të quhet “Liqeni Trump”

Grenell: Kosova dhe Serbia janë pajtuar që Ujmani të quhet

I dërguari special i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord që Liqeni i Ujmanit, të quhet “Liqeni Trump”.

Këtë e ka bërë të ditur Grenell përmes një shkrimi në Twitter.

”Ajo se si të quhet liqeni që gjendet në Kosovë dhe Serbi, ka qenë një pikë serioze pavarësisht kompromisit për studim të fizibilitetit për të krijuar vende pune dhe më shumë energji për rajonin… kështu që të dyja palët kanë rënë dakord për një emër të ri: Liqeni Trump”, ka thënë Grenell.

Pak ditë pas takimi të Washingtonit, Grenell ka treguar se si e propozoi me shaka që Liqeni i Ujmanit të quhet Liqeni Trump.

“Shkaku është se kosovarët thoshin se duhet të quhet ashtu si e quanin ata, e serbët sipas emrit të tyre. E unë propozova të quhet sipas emërimit të Kosovës e Serbisë. Kështu i zemërova dyja palët”, ka thënë ai.

Kosove Rajoni Lajme Serbi Kosovë richard grenell liqeni i ujmanit

EMISIONET