"Grekët nuk përulen!" Përfaqësuesi i Athinës mesazh Turqisë nga Shqipëria

Zëvendësministri i Jashtëm grek, Kostas Vlasis, shfrytëzoi pjesëmarrjen në Bularat për Festën Kombëtare të Greqisë, me ç'rast kujtuan edhe ekstremistin e vrarë Kostandinos Kacifas, për ti përcjellë një mesazh Turqisë.

Përfaqësuesi i Athinës e akuzoi si faktor destabiliteti në rajon.

"Konjukturat e sotme na vënë përballë sfidave të shumta.  Nuk është vetëm beteja e vështirë për luftimin e pandemisë, një betejë që kërkon prej të gjithëve një vëmendje dhe zbatim rigoroz të masave që merren.Është edhe përballimi i përditshëm i qëndrimit provokues, pothuajse armiqësor do të thoja, të një fqinji arrogant, Turqisë.

Turqia ka zgjedhur të kalojë në rrugën e kudravajtjes ndërkombëtare, në rrugën e kërcënimeve dhe shantazheve. Është shndërruar në një faktor të përhershëm tensionesh dhe destabilizimi të fqinjësisë sonë dhe më gjerë. Një shkaktar i vërtetë trazirash ndërkombëtare. Greqia duke pasur ndjeshmëri të plotë për historinë e rëndë që ka trashëguar jep përditë përgjigje të fortë në det, tokë dhe ajër.

Të jeni të sigurt se atdheu ynë shqipton OXI (JO) gjëmuese ashtu siç bënë dhe paraardhësit tanë këtu, në këtë tokë, 80 vjet më parë. Dërgojmë pra edhe sot mesazhin në çdo drejtim: Grekët nuk përulen dhe nuk tërhiqen. Përkundrazi, mbrojnë deri në fund sovranitetin dhe të drejtat sovrane të vendit".

Marrëdhëniet me Ankaranë u përkeqësuan në korrik, kur Turqia dërgoi një anije kërkimore për të kryer kërkime të gazit në rajon, gjë që nxiti reagimin e Athinës dhe disa vendeve tjera evropiane, përfshirë Francën.

Greqia pretendon të drejtat mbi ujërat përreth ishullit të saj Kastellorizo, por Turqia thotë se vija bregdetare më e gjatë e bën territorin një zonë legjitime për anijet e saj.

Greqia dhe Turqia janë pajtuar të fillojnë dialogun për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, pas ndërmjetësimit të NATO-s.

Bota Lajme Europa tensionet turqi-greqi Kostas Vlasis

EMISIONET