Futbollisti i famshëm shqiptar, Granit Xhaka sot feston ditëlindjen e tij.

Leonita, bashkëshortja e tij ka përzgjedhur ta urojë atë me fjalët dhe fotot më speciale.

“Gëzuar ditëlindjen dashurisë sime. Jam kaq e lumtur të të kem në jetën time. Përsa kohë të kam pranë vetes, e di që çdo gjë është e mundur. Të dua”- shkruan ajo krah fotove të bukura me të voglën e tyre.

Shpesh herë kemi parë në llogaritë e tyre dedikime për njëri tjetrin duke mos e fshehur dashurinë që kanë. Ata janë prindër të një vajze të quajtur, Ayana.